Politike
Pas Osmanit, kryeministri Rama takohet me Konjufcën
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë, numri një i qeverisë shqiptare është në pritje të konfirmimit të homologut të tij për t’u takuar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.