Bota
Pas paralajmërimit të Trump reagon Kremlini, zyrtari i lartë rus: Di vetëm një gjë që është shumë e keqe, Lufta e Tretë Botërore

Kremlini i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump pasi i tha homologut të tij, Vladimir Putin se po luan me zjarrin.
“Do të ishte shumë keq” nëse do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore, komentoi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev që njihet si dora e djathtë e Vladimir Putin, me rastin e postimit të Donald Trump.
“Lidhur me deklaratat e Trump se Putin po “luan me zjarrin” dhe se “gjëra të këqija” do të kishin ndodhur në Rusi. Unë di vetëm një gjë që është vërtetë shumë e keqe – Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!”, shkroi Medvedev në një postim në X.
Trump kishte paralajmëruar se presidenti rus po “luan me zjarrin” në një postim në platformën Truth Social.
“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them gjëra vërtetë të këqija”, shkroi presidenti amerikan.

