Connect with us

Kronike

Pas problemeve me burrin, 40-vjeçarja në Korçë tenton të vetëvritet

Një 40 vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten mbrëmjen e sotme. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh. Në fillim ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është transportuar drejt spitalit të Korçës. Mësohet se problemet e vazhdueshme që kishte me bashkëshortin e kanë shtyrë 40-vjeçaren të ndërmarrë një akt të tillë. Më herët bashkëshorti i saj ka qenë i proceduar për dhunë ndaj saj.

Advertisement