Bota
Pas publikimit të fotos së Trump në burg, Biden tallet me të: Djalë i pashëm dhe i mrekullueshëm
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u tha gazetarëve se foton nga arrestimi i ish-presidentit Donald Trump për akuza të krimit në lidhje me përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 e pa në televizor.
“Djalë i pashëm, djalë i mrekullueshëm”, u tha Biden gazetarëve.
Biden ka shmangur komentet mbi problemet ligjore të Trump, me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që thonë se duan të ruajnë pavarësinë gjyqësore dhe prokuroriale, raportojnë mediat e huaja.
Përveç çështjes së tij në Gjeorgji, Trump po përballet me akuza për krime federale lidhur me ndërhyrjen në zgjedhje dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Për këtë vit ky është arrestimi katërt i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.