Ditën e djeshme në rrjetet sociale, u paralajmërua një protestë në lidhje me arrestimin e Noizyt. Ky paralajmërim erdhi pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut, Medi Iseni.Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës.Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt, ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.