Connect with us

Aktualitet

Pas rihapjes së aksit Librazhd–Prrenjas, shtohet ndjeshëm fluksi i automjeteve

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të automjeteve në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan–Librazhd–Pogradec–Korçë, një nga arteriet kryesore që lidh kryeqytetin me juglindjen e vendit.

Pasditen e së premtes, qindra automjete nisën lëvizjen drejt zonave turistike si Pogradec dhe Korçë, duke shkaktuar ngadalësim të qarkullimit dhe radhë të gjata ne disa segmente, veçanërisht nga Tuneli i Krrabës drejt Dopajt dhe Hinkës së Shijonit.

Për të menaxhuar situatën, shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Elbasanit u vendosën në terren për disiplinimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të mëtejshme. Fluksi i lartë pritet të rikthehet pasditen e së dielës, me kthimin e pushuesve drejt Tiranës

Advertisement