Kronike
Pas rreth një ore tmerri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, Mjacaj vetëdorëzohet
Është vetëdorëzuar dhe ka pranuar të flasë me hetuesit Sokol Mjacaj. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se aktualisht ai është duke u marrë në pyetje.
Ky i fundit pas hapi zjarr, la të vdekur Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, të tre të dënuar përjetë.
Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshi dhe plagosur Indrit Shaqja, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa arma dyshohet se është futur me dron.