Connect with us

Politike

Pas spastrimeve në parti, nga Braimllari, tek Elona Guri dhe Monika, Ilir Meta zgjedh të “besuarën” e tij

Ilir Meta prej disa ditësh ka nisur spastrimet nga parti, nga paranoja se e kanë tradhtuar.

Viktima e parë e këtyre spastrimeve është bërë Endrit Braimllari, që ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar partie.

Edhe e besuara e Monika Kryemadhit, Elona Guri, është shkarkuar nga Meta, ndërsa e njëjta gjë pritet dhe për vetë Monika Kryemadhin.

Ndërkohë duket se Ilir Meta ka zgjedhur se kush do të jetë e besuara e tij e radhës.

Ajo është Erisa Xhixho.

Fillimisht ai u shfaq pak ditë më parë në makinë me Erisa Xhixhon, duke e pasur si shofere të tij, për të treguar simbolikisht se i ka besuar dhe jetën asaj.

Ndërsa një ditë më parë, ai postoi një postim të Erisa Xhixhos, të një urimi për Kosovën.

“Krenar për Erisa Xhixhon”, shkruan Meta, a thua se kjo e fundit kishte ndonjë rol në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Por postimi i Metës, është thjesht një mesazh, për të treguar se tashmë ajo është e besuara e tij në parti.

Advertisement