Connect with us

Politike

Pas takimeve të Salianjit, PD vihet në lëvizje, zbardhet udhëzimi për degët lokale

Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.

Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.

Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

 

Nga qyteti i Durrësit, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.

Salianji tha se PD nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët, gjë që e tregoi dhe superskandali me zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Sipas ish-deputetit demokrat, në çdo vend të Evropës, në Rumani e Bullgari kjo do të shkaktonte revoltë popullore ndërsa në Shqipëri nuk ndodhi.

Kurse ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.

‘Ne dimë që Balluku me një të rënë të lapsit merr 50 mln euro nga tuneli I llogarasë dhe nuk e dimë nëse është I sigurtë.

Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.

Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme’, deklaroi dje Ilir Alimehmeti gjatë takimit me demokratët në qytetin e Durrësit

Advertisement