Connect with us

Rajon

Pas takimit me QUINT/ Vuçiç: Për ne është Serbi, për ju Shteti i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me përfaqësuesit e QUINT-it ka diskutuar për të gjitha aktualitetet në veri të Kosovës, si dhe arrestimin e tre personave të armatosur që ndodheshin në territorin e Serbisë qendrore.

“Për dallim nga ju, ne i përmbahemi Kartës së OKB-së dhe Rezolutës së OKB-së dhe për ne, Kosova është pjesë e territorit të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së, ashtu si Dombas është pjesë e territorit të Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së. Atë që  përkrahni kur bëhet fjalë për Ukrainën, ju nuk e përkrahni kur bëhet fjalë për Serbinë.

Advertisement