Politike
Pas takimit me shefen e OSBE-së në Tiranë, reagon Bardhi: Rama nuk lejon…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas takimit me kryetaren në detyrë të OSB-së në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.
“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, sqaron Bardhi.