Aktualitet
Pas Thethit vijon aksioni në Valbonë, IKMT shemb bujtinat e ndërtuara prej vitesh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas aksionit në Theth ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës. Sipas një videoje të publikuar nga Syri TV, IKMT ka shembur një numër të konsiderueshëm bujtinash, që prej vitesh funksiononin në zonë, por që sipas IKMT rezultonin pa lejet përkatëse.
Bujtinat kanë qenë aktive prej kohësh, por autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen.

