Connect with us

Bota

Putini fut duart në luftën Iran-Izrael/ Telefonata me Netanyahun: Jam gati që të…

Në bisedën e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti rus Vladimir Putin theksoi nevojën për të zgjidhur çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike, dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Kremlini zyrtar raportoi, duke shtuar se “u ra dakord që pala ruse do të vazhdojë të mbajë kontakte të ngushta me udhëheqjen e Iranit dhe Izraelit me qëllim zgjidhjen e situatës aktuale, e cila është e mbushur me pasoja katastrofike për të gjithë rajonin”.

Nga ana tjeter, në telefonatën e tij të me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se Irani “kurrë nuk do të kërkojë të pajiset me armë bërthamore”.
Kjo u raportua në një deklaratë nga presidenca iraniane.

“Republika Islamike e Iranit ka deklaruar gjithmonë se kurrë nuk do të kërkojë të pajiset me armë bërthamore dhe është e gatshme të ofrojë garanci në këtë çështje autoriteteve ndërkombëtare kompetente”, thuhet në deklaratë.

Advertisement