Connect with us

Bota

Pas Trump, edhe Elon Musk thotë se i ka shpëtuar ‘dy atentateve’ ndaj jetës së tij

Miliarderi bëri pretendimet pak pas situatës së sikletshme ku kandidati republikan e gjeti veten në mitingun elektoral.

Pronari i SpaceX e Tesla CEO pretendonte se dy tentativa kundër jetës së tij kanë ndodhur muajt e fundit, me sa duket i frymëzuar nga plagosja e mistershme e Donald Trump në mitingun e të shtunës në Pennsylvani.

Një sulmues i dyshuar 20-vjecar kishte qëlluar Trump nga një çati, por më pas u vra nga policia pa dhënë deklarata.

Të dielën Musk shkruante në një postim, “Kohë të rrezikshme na presin,” ndërsa shtonte se “dy njerëz, në dy raste të veçanta kanë tentuar të më vrasin në 8 muajt e fundit”, duke thënë se ata ishin arrestuar të armatosur pranë fabrikës së tij të Tesla HQ në Texas.”

Nuk ka prova për atentatet e përmendura, por komentuesit në rrjet i sugjeronin atij “të shtonte mbrojtjen e sigurinë,” duke argumentuar se “nëse ata tentuan ndaj Trump, do të vijnë edhe për ty.”

Në lidhje me tentativën ndaj Trump Musk shkruante me tej: “Unë mbështes President Trump dhe i uroj shërim të shpejtë.”

Milioneri ka kritikuar shpesh administratën demokrate duke thënë më herët se “është kthyer në partinë e përcarjes e urrejtjes, prandaj nuk i mbështes më”.

Në maj ai gjithashtu denonconte verdiktin e fajësisë ndaj Trump për falsifikime të të dhënave të biznesit.

“Nëse një ish President mund të dënohet për gjëra të tilla të parëndësishme , çdo njeri mund të pësojë të njëjtin fat”, komentonte në rrjetin e X.

Wall Street Journal ka shkruar së fundmi se Trump është afruar shumë me kreun e Tesla dhe nëse fiton mund ta nominojë si këshilltar në administratën e ardhshme.

Advertisement