Connect with us

Aktualitet

Pas vendimit të Gjykatës/ Boshatiset kampi i Gjadrit, emigrantët nisen drejt Barit

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 7 emigrantët që ishin akomoduar në kampin e Gjadrit do të nisen drejt Italisë nga mbrëmja e sotme.

Transportimi i 7 emigrantëve nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit nga ku me një anije italiane do të transportohen drejt Barit.

Emigrantët janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane.

 

Pak ditë më parë në Shëngjin zbritën 8 emigrantë, njëri prej të cilëve për shkaqe shëndetësore u rikthye direkt në Itali, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër, bazuar në marrëveshjen mes Qeevrisë Meloni dhe asaj Rama.

Advertisement