Connect with us

Bota

Pas vizitës në Izrael, Blinken takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar të mërkurën në Ramallah me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.Takimi i Blinken me Abbasin pason takimet me zyrtarë të lartë izraelitë ndërsa SHBA po apelon për reforma brenda Autoritetit Palestinez, duke synuar qëllimin përfundimtar që grupi të jetë në gjendje të qeverisë Bregun Perëndimor të bashkuar dhe Gazën.

Takimi gjithashtu vjen në mes të një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor pas sulmeve të 7 tetorit. Blinken i ka kërkuar vazhdimisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të bëjë më shumë për të trajtuar dhunën e kolonëve izraelitë.Administrata e presidentit amerikan Joe Biden javën e kaluar vendosi sanksione ndaj katër izraelitëve për ushtrim të dhunës në Bregun Perëndimor. Blinken është takuar me Abbasin në të gjitha udhëtimet e tij në rajon.

Advertisement