Connect with us

Politike

‘Pasardhësi i Ramës’/ Media italiane: Të gjithë sytë te Erion Veliaj

Pasi tërhoqi vëmendjen e mediave italiane me postimin e fundit në rrjete sociale, duke krahasuar turistët me emigrantët, “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nga “memet” në Instagram te marrëdhëniet me Evropën, në artikull preken të gjitha.

Ajo që bie në sy është se teksa flitet për liderin shqiptar, në një paragraf të fundit të shkrimit shfaqet Erjon Veliaj si pasardhës i Ramës, ndërsa parashikon se anëtarësimi në BE i Shqipërisë mund të jetë sfida e fundit politike e Ramës.

“Anëtarësimi në komunitet është ndoshta sfida e fundit e Ramës përpara largimit nga politika. Ata që e njohin mirë shpjegojnë se duan të mbahen mend jo vetëm për atë që e ngriti vendin lart, por edhe për atë që e solli në duar më të sigurta dhe më të besueshme: ato të Bashkimit Evropian. Zyrtarisht, kryeministri shqiptar nuk ka caktuar “pasardhës”, ai njihet si shumë i rreptë me të gjithë ministrat e tij, por të gjithë sytë janë te Erion Veliaj, 43 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015”,-shkruan Corriere della sera.

Advertisement