5 persona raportohen deri në këto momente të plagosur nga të shtënat në një shkollë në qytetin Orebro të Suedisë. Një mësuese në shkollën Risbergska ka përshkruar momentin kur ajo dhe nxënësit e saj shpëtuan teksa të shtënat vijonin.
Maria Pegado i thotë agjencisë së lajmeve Reuters se hapi derën e klasës së saj menjëherë pas pushimit të drekës dhe u bërtiti të gjithëve që të dilnin jashtë.
“I nxora të 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë,” thotë ajo.
“Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës.”
“Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur, së pari një, pastaj një tjetër. Kuptova se ishte shumë serioze.”