Politike
Pashkët Ortodokse/ Meta dhe Kryemadhi: Moment për kapërcimin e dhimbjes
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur mesazhin e tij të urimit për Pashkët Ortodokse nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Meta deklaroi se ky është një moment që sjell shpresë për të kapërcyer dhimbjet.
Kryemadhi shtoi më tej se këto Pashkë simbolizojnë lulëzimin e shpresës.
“Uroj gjithë të në këtë ditë të jashtëzakonshme, Është një moment që sjell shpresë për të kapërcyer dhimbjet. Këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj”, tha Meta.