Connect with us

Kronike

Pasi dhunoi motrën e tij, dyshohet se abuzoi seksualisht me të, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar.

Sipas policisë 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement