Pinknews
Pasi gënjeu për sëmundjen, Luiz Ejlli akuzon produksionin
Një deklaratë e Luiz Ejllit se vuan nga një tumor, që ka shokuarm banorwt dhe publikun, u sqarua të martën nga këngëtari se nuk ishte për veten e tij, por për shokun.
Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.
Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.
“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.
E treta duke qenë në maj, ia futa vetes.
Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.
VIDEO/ ‘Nuk dua të kem të bëj më me ty’, Kiara i kthen kurrizin Luizit, ja biseda që bënë pas spektaklit: Gënjeshtra e pafalshme
Moderatorja Kiara Tito ka mbetur e zhgënjyer nga Luiz Ejlli, pasi është ndjerë e mashtruar nga këngëtari.
Përveç gëzimit që solli fakti se Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje, Kiara pas përfundimit të spektaklit i ka kërkuar llogari se për çfarë arsyeje e ka bërë këtë rrëfim dhe se mënyra si ai i ka treguar për sëmundjen është shumë e rëndë.
‘E nis me gjënë e parë që po ta them se besoj se ka një gjë, nuk e di se çfarë është, por ka një gjë që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njëri, që mos dilte me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka, nuk e di se çfarë është, por t’i me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën. Dhe nëse thash që çfarë do gjë të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund… Unë kam një familje jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë dhe kështu unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty. Kam 10 vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo!’ ,- i tha Kiara Luizit.