Connect with us

Politike

Pasi i ndau pushtetin e Tiranës, Rama shfaqet krah Veliajt, ja përse (FOTO)

Në ambientet e Katedrales Ortodokse, është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. I pranishëm në takimin ku Veliaj e Manastirliu do të bashkëndajnë organizimin deri në zgjedhjet 2025, është edhe kryeministri Rama.

Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesve politikë.

Ndërkohë dje kryeministri Edi Rama i mblodhi të tijtë në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur.

Deputetëve u kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës.

Advertisement