Connect with us

Sport

Pasi u kualifikua me Shqipërinë, Asllani mendon dhe për shokët e skuadrës nga Italia

Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe to italiane ishin të pranishme në ndeshjen e fundit të Kombëtares Shqiptare në Air Albania, kjo pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kuqezi luajnë në Serie A, një prej tyre është edhe Kristjan Asllani i cili në një intervistë për Sportmediaset foli për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024 dhe për aventurën e tij që po kalon te kryesuesit e kampionatit italian, Inter.

“Jam i shumë i lumtur për shokët e mi, me të cilët luajë, jam i lumtur edhe për të gjithë italianët që u kualifikuan, e meritojnë. Do të ishte bukur të takoheshim në Evropian”, u shpreh fillimisht Asllani, duke folur më pas për sfidën kundër Juventuesit e cila luhet këtë fundjavë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë të fortë, do të shkojmë atje për të bërë ndeshjen tonë, për të bërë më të mirën. Mund të thuhet se është një ndeshje për titull, por të shohim, janë shumë skuadra në garë”, theksoi Asllani duke bërë në fund dhe një koment për rrugëtimin e tij këtë sezon tek Inter:

“Jam mirë tek inter, ndihem mirë me drejtuesit, me trajnerin. Diskutova me trajnerin dhe vendosëm që të mos grumbullohesha për sfidën me Frosinonen, pasi rrezikoja një tërheqje, por tani jam mirë”, përfundoi mesfushori.

Advertisement