Connect with us

Kronike

Pasi u shkarkua takoi kolegët, si askush nuk e dëgjoi të shtënën e armës brenda zyrës në ambientet e policisë

Detaje trondiste janë zbuluar nga ngjarja  e rëndë në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.

Para se të kryente aktin, Pjeçi takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Po ashtu bën me dije se nesër do të kryhet një eksperiment pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës

Para se të dorëzonte zyrën ka takuar miqtë dhe kolegët e tij. Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar kolegët e punës pasi nuk kishin asnjë komunikim me Pjeçin. Trupi i oficerit të policisë është dërguar në morg për të kryer ekspertizën ligjore. Në momentin që është qitur plumbi nuk është dëgjuar nga asnjë prej punonjëseve. Po ashtu dyshohet se trupi është gjetur dy orë pas aktit të vetëvrasjes. Nesër do bëhet dhe një eksperiment se përse nuk u dëgjua zhurma e armës së shkrepur.

Advertisement