Connect with us

Horoskopi

Pasione të zjarrta dhe para, yjet paralajmërojnë surpriza për javën që vjen

Më 15 maj, Afërdita ka përfunduar periudhën pas prapavijës duke sjellë takime të zjarrta dashurie. Java  e ardhshme na sjell një klimë të bukur astrologjike, parashikon Chrysanthi Kalogeri

Lëvizjet e planetëve na bëjnë më të gatshëm për të lëvizur dhe mësuar gjëra të reja, për të takuar njerëz dhe për t’u shpërblyer për punën tonë. Gjetja e zgjidhjeve dhe ideve do të jetë më e lehtë, ndaj duhet të vihemi në lëvizje.

Chrysanthi Kalogeri: Ka shumë aspekte pozitive dhe të gjitha këto aspekte sjellin edhe shanse për lidhje emocionale, dashuri, udhëtime, para, shanse për të gjetur njerëz të rëndësishëm në jetën tonë. Tri ditët e para të javës dhe sidomos datat 19-21, sjell gjetjen e njerëzve që do të na mbështesin, përforcimin e marrëdhënieve dhe arritjeve tona, favorizohen shumë të lindurit në dy ditët e fundit të shenjave të ujit e të tokës, por të gjithë mund të përfitojnë nga kjo. Pjesa e dytë e javës ka intuitë për të gjetur ide, zgjidhje që na duhen në fushën ku interesohemi. Do të kemi takime me njerëz të fuqishëm dhe që do të na ndryshojnë jetën për mirë, ndërsa e gjithë java është krijuese dhe erotike. Është një javë që do të marrim frymë, do të ndihemi të gëzuar e të plotësuar. Ata që ankohen se nuk do të marrin gjëra të mira këtë javë, janë dy kategori: janë mësuar të kenë gjithnjë të mira në jetën e tyre dhe nuk i vlerësojnë këto shanse, ndërsa e dyta, nëse kanë probleme, ato vijnë nga e kaluara kështu që këtë javë të punojnë për t’i zgjidhur.

Pasioni do të na shoqërojnë këtë periudhë dhe do të jemi gati për të bërë disa ndryshime të rëndësishme në jetën tonë.

Chrysanthi Kalogeri: Në javën që vjen, përveç Afërditës që takon në lidhje harmonike Marsin, do të jemi shum erotikë, me libido dhe pak të nxituar, kemi takimin e diellit në lidhje gjashtëkëndësh me Saturnin që tregon takime me njerëz të rëndësishëm në çdo nivel, takime për përforcimin e pozitave, për marrëveshje e bashkëpunime që do t’i qëndrojnë kohës. Do të kemi edhe kalimin e diellit në Binjak ku do të takojë Plutonin në lidhje harmonike ku bëhet fjalë për zhvillime në fushën politike. Në datën 25 Saturni kalon në Dash ku do të bëjë një takim që do të realizohet plotësisht në 2026 me Neptunin. Jemi futur në një periudhë të re, por do të shikojmë ku hyjmë dhe bashkimi i këtyre dy planetëve na fut në një rrugëtim të ri.

Advertisement