Connect with us

Aktualitet

‘Pasojat e babëzisë bien mbi qytetarët’/ Bardhi thirrje SPAK të hetojë Ballukun

Sipas Bardhit, kjo është një skemë kriminale që duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet nga Prokuroria e Posaçme.

Gazment Bardhi thotë se ka mungesë transparence dhe abuzime në shitblerjen e energjisë elektrike.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës 🇽🇰 paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kËh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo”, shkruan Bardhi.

Advertisement