Connect with us

Aktualitet

Pastrim parash dhe trafikim droge, arrestohen shqiptarët në Belgjikë

Nëntë shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë, pasi akuzohen për trafikim ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash.

Mediet belge raportojnë se policia u ka sekuestruar shqiptarëve 100 mijë euro, orendi luksi, armë zjarri dhe shumë telefona celularë.

Më shumë se 70 hetues morën pjesë në operacionin për zbulimin dhe arrestimin e shqiptarëve, me ndihmën e njësive speciale.

Advertisement