Connect with us

Aktualitet

Pastrimi i parave/ Prokurorja e SPAK: Ja sektorët ku dhe si injektohen ato

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka treguar detaje për luftën kundër fenomenit të pastrimit të parave. Në një intervistë për Kallxo Përime, Musabelliu ka thënë se sektori i ndërtimit nuk mbetet sektori i vetëm ku lëvrohet ky fenomen. Sipas saj, në vitet e fundit është rritur numri i të ardhurave që dyshohet janë bërë nga pastrimi i parave.

“Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë treguar që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave që burojnë nga aktivitet kriminale të paligjshme janë investuar ose injektuar në sektorin e ndërtimit, në biznese të ndryshme, në subjekte tregtare, në llogari bankare të subjekteve tregtare ose të personave të tretë, të afërm të personave të dyshuar dhe së fundmi është konstatuar përdorimi i tregjeve të kriptovalutave me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.

Shumica e këtyre parave vijnë nga trafiku i drogës, nga korrupsioni nga kontrabandimi i njerëzve nga krimet kibernatike, është një gamë e gjerë e veprave panel që gjenerojnë para të cilat pastaj pastrohen. Në vitet 2022-2024, ne kemi një katërfishim të sekuestrimit të subjekteve tregtare. Nëse në 2010 kishim katër dhjetë subjekte tregtare të sekuestruara në 2024 ne kemi 44 subjekte”, ka thënë Musabelliu.

Advertisement