Connect with us

Kronike

Pastruesja me djalin vjedhin 120 mijë euro në një vilë në Tiranë

Policia ka arritur të zbulojë një vjedhje të madhe ditën e sotme, ku ka arrestuar nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kohës që Rozeta, 49 vjeç, punonte si pastruese në një vilë në rrugën e Kosovarëve, bashkë me djalin e saj 23-vjeçar, kanë vjedhur një shumë prej rreth 120 mijë eurosh dhe sende të tjera me vlerë.

Me paratë që vodhën, ata kishin blerë dy makina, teksa u sekuestruan paratë e mbetura dhe sende të tjera me vlerë.

NJOFTIMI: Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive. Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj.

Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, 3-javore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga 23-vjeçari Havier Dobi që grabiti një banesë së bashku me nënën e tij, 49-vjeçare Rozeta Dobi. Policia vuri në hetim familjen për shkak të shpenzimeve të shumta që kishin bërë pas grabitjes së sndeve dhe shumave të mëdha parash që shkonin në 120 mijë euro.

Dobi, i cili ka pasion boksin nuk e fsheh në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Pasi bënë grabitjen, i riu bleu dy makina tip ‘Benz’, ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.

Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

 

Advertisement