Connect with us

Kosova

Patriotizmi fals/ Kurti e Vuçiç po sabotojnë marrëveshjen përfundimtare

Analisti Edvin Kulluri tha se Kosova nuk e ka luksin që të luajë sovranizmin me SHBA-në që e krijoi si shtet dhe theksoi se patriotizmi i Albin Kurtit rezultoi të ishte fals pas publikimit të përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari Lila.
“Deklaratat e Gërvallës se ndërkombëtarët janë tigër prej letre i hodhën akoma më shumë benzinë zjarrit sovranitetit fals të Kurtit sepse Kosova s’e ka luksin të luajë sovranizmin përballë atyre që e kanë çliruar dhe që e mbajnë në këmbë” – deklaroi Kulluri teksa dhe shtoi: Pritshmëria që ka ngritur Kurti si patriot dhe nacionalist na doli që ishte po false pas bisedave të zonjës Kusari-Lila me zotërinë që është një nga faktorët kryesore serbë në veri të Kosovës.

Sipas analistit, Kurti dhe Vuçiç po luajnë rolet e ‘djalit të mirë dhe të keq’ duke sabotuar në këtë mënyrë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve

 

Advertisement