Politike
Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

Socialisti Erion Braçe, është prononcuar për mediat, pas incidentit në ‘zyrën elektorale’, ku patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia.
Braçe tha se personat brenda zyrës ishin shokët e tij dhe se ambientet janë kontrolluar cep më cep.
“E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral”, pretendon Braçe.
Braçe tha se zyra nuk kishte punonjës të shtetit pasi është e diel.
Braçe: Ishte vetë aty brenda Këllëçi ku r u këqyr vendngjarja. Është këqyrur cep më cep. Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ.
Prisni rezultatin tanui që ta marrë vesh Belindi me gjithë Belindën.
Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral.
E pyeti zotin Këlliçi, ke ndonjë pretendim që të kam blerë votë të vetme.
Jo- tha. Gjithë të mirat.
Padijeni është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti.

