Connect with us

Politike

‘Pazari’ për votën, Agalliu lihet në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigrisë për Kristo Agalliun, i cili akuzohet për shit-blerje votash. Mësohet se Kristo Agalliu, akuzohet se i ka premtuar 15 mijë lekë Agron Duro për 4 vota. Me vendim të GJKKO-së Agalliu është lënë në masën e sigursë arrest shtepie. Për Agalliun, SPAK ka kërkuar arrest në burg.

“Nuk mbaj mend asgjë! Kam qenë duke pirë në lokal”, tha Agalliu në dëshminë e tij.

Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe një 61-vjeçar është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Policia bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet Kristo Agalliu, që komunikon për shit-blerje votash me Agron Durajn, ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Advertisement