Politike
PD e Berishës: Qeveria dhe Veliaj, presion Top Channel që të godasë Luizin sepse ai mbështet Saliun
PD e Sali Berishës ka denoncuar Qeverinë, se po i bën presion Top Channel që të godasë Luizin e Big Brother, meqë ai mbështet Sali Berishën,
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, thotë se rritja e popullaritetit të Luiz Ejllit në Big Brother ka vendosur në alert Qeverinë, për shkak të shfaqjes së pëlqimit të tij për Berishën.
“Pas edicioneve të lajme, u rrit influenca në televizione, u blenë televizione. Pas televizioneve do ti presim fjalën opozitës duke i marrë foltoren në parlament. Për ta shkatërruar këtë opozitë do të korruptojmë një zyrtar të lartë të FBI-së që ta godasë opozitën.
Dhe sot jemi në këto kushte përdorimin e aplikacionit për të censuruar lajmet e opozitës dhe sot vijmë në një tjetër moment.
Sipas informacioneve të mija të sigurta, ka gati 2 jave që ‘fugët e qeverisë’ janë vendosur në alert nga popullariteti në rritje i Luzit në Big Brother. Ky personazh për shkak të shfaqjes së pëlqimit të tij për Kryetarin e PD Sali Berisha.
Ky është kthyer në një shqetësim qeveritar dhe kanë filluar mjetet e reagimit duke rritur presionet ndaj Top Channel, ku nga informacionet e sigurta që kam rrjetet të caktuara të qeverisë dhe Erion Veliaj ka ndikuar për futjen e një konkurrenti që është i njohur nga opinioni publik për kundërshtitë dhe fjalorin e tij vulgare ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të PD.
Pra qeveria ka arritur deri në këtë pikë të ndikojë në një program argëtues për të futur një personazh të caktuar ka për qëllim uljen e personazhit që ka simpati për Sali Berishën dhe patjetër goditjen e opozitës qoftë dhe personazhit që simpatizon kryetarin e Partisë Demokratike”, thotë anëtari i Kryesisë së PD.