Politike
PD është kthyer në klan/ Xhaferaj: Do të kemi refuzim masiv të demokratëve për të votuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se PD është shndërruar në një klan dhe se demokratët e kanë kuptuar këtë. Xhaferaj u shpreh se në 11 maj do të ketë një mospjesëmarrje masive në zgjedhje
“Asnjëherë nuk kam thënë është kryetari i PD. Atë që kam thënë në mënyrë konsistente, është që duhet të bëjë një hap pas. Ai nuk e bëri hapin pas. Dy vite më parë, ne u bashkuam drejt një agjende parlamentare. Unë mbaja qëndrimet e mia. Pse gjithmonë nuk kam pretenduar të jem te ajo listë? Unë e shikoj që ka një lëvizje. Janë shumë PD-istë, dhe për këtë më vjen keq, shumë e shumë berishistë që nuk e pranojnë këtë lojë dhe më 11 maj do kemi një mospjesëmarrje masive në zgjedhje. Ata e kanë konceptuar që PD është katandisur në një klan që Edi Rama i dhuroi vulën dhe nuk duan të bëhen pis. Unë e konceptoj që PD është e keqja më e vogël, por e shikoj që ka një përhapje masive të mendimit, që nuk duhet të përzihemi në këto zgjedhje dhe për këtë më vjen keq. Është ndëshkim për Shqipërinë,. sepse rotacioni ishte i domosdoshëm, pavarësisht të gjitha këtyre vërejtjeve, pavarësisht të gjitha këtyre, unë rotacionin e shoh të domosdoshëm”, theksoi ai.

