Politike
”PD është më e ndarë se kurrë”, Roland Bejko: Berisha asnjë mundësi për të ardhur në pushtet, është ‘non grata’
Roland Bejko ka komentuar rikthimin e Sali Berishën në Kuvend për të cilin u shpreh se ai çfarëdo që të bëjë nuk ka për të ardhur dot më në pushtet.
Ai tha se Berishën e liroi drejtësia dhe jo Rama dhe se ai nuk ka mundësi të bëjë asgjë tani dhe pse ëhstë një prodhues i provave.
Sipas tij mosbindjen civile Berisha e ka me veten sepse tashmë s’po e ndjekin më nga pas as militantët dhe jo më qytetarët, ai nuk është asgjë tjetër përveçse një shkollë e vjetër politike.
”Protesta e Berishës para insticionit të drejtësisë nuk do sjell asgjë të re sepse ka kohë që teza Berisha, Meta dhe Rama janë kundër SPAK sepse kjo politikë e vjetër e ka sjellë Shqipërinë deri këtu. Si i liruar, si i arrestuar, si në punë apo shtëpi Sali Berisha është Sali Berisha ai s’ka asnjë shans të vijë në pushtet, vazhdon të jetë non grata, i refuzuar nga SHBA.
Po të nisemi nga fakti se si Berisha dhe Meta mendojnë se po të protestosh, anatemosh, shpifësh siç ata i kanë bërë dhe ata mendojnë se po ti bësh këto me mosbindje civile dhe dhunë do fitojnë por e kanë gabim, armiku më i madh i tyre është SPAK.
Mendoj se Berishën e liroi ligji, drejtësia dhe jo Rama. Berishës i djeg e shkuara e vetë dhe prodhon prova, mendon se përmes sharjeve dhe denigrimeve do shkojë lart, por PD është më e ndarë se sa kurrë.
Berisha nuk mund të bëjë dot më asgjë sepse dhe po të pengojë parlamentin do u heqë zërin disa personave që flasin por që kanë ngecur te Berisha dhe presin që ai të rrëzohet dhe largohet, ose presin të paktën që të marrin një lajm të mirë për të qenë në listat e sigurta që do shpallë Berisha.
Mosbindjen civile Berisha e ka me veten sepse tashmë s’po e ndjekin më nga pas as militantët dhe jo më qytetarët. Berisha është berishizëm, shkollë e vjetër politike. Berisha nuk funksionon dot brenda institucioneve, pra nuk prodhon dot më politikë përveçse të bëjë atë teatër të shpifur që ka bërë tërë këto vite”, tha Bejko