Connect with us

Politike

PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë

Partia Demokratike i ka mbyllur derën ish-deputetit Ervin Salianji dhe nuk do ta lejojë të futet në garën e 23 majit për kreun e PD, përballë Sali Berishës dhe figurave të tjera.

Partia Demokratike thotë për Report Tv se ish-deputeti nuk është më anëtar i PD-së dhe për rrjedhojë as nuk mund të kandidojë në garën për kryetar.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së , ndërsa vetë Salianji, një ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës. Por, me rifreskimin e listave ai është tashmë është jashtë anëtarësisë së PD.

Në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

 

Advertisement