Connect with us

Politike

PD-ja në krizë/ Propozimi i Salianjit: Të ndryshojmë dhe të ribëhemi

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka kërkuar gjatë mbledhjes së djeshme të opozitës që të mendojnë rikonceptimin dhe transformimin e opozitës.

Gjatë mbledhjes së deputetëve demokratë, Salianji u shpreh se përgjegjësinë që u ka rënë duhet që ta mundin duke gjetur zgjidhje dhe jo duke u qarë.

Po ashtu ai propozoi dhe një mbledhje të veçantë për të diskutuar ribërjen e opozitës.

“Është e domosdoshme që ne të ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojme. Ndryshimi duhet te ngjallë shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Ne përpara se të thërrasim protesta, duhet të japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Që në protestë, jo disa te jene organizator dhe disa spektator. Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë në çdo takim dhe kudo ku eci! Është përgjegjësia jonë ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qarë! Kërkoj që të bëjmë një mbledhje të veçantë për të diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës,” tha Salianji.

Advertisement