Connect with us

Politike

‘PD-ja në mëngjes SPAK-ut i thotë organizatë kriminale, në darkë aty dorëzojnë kallëzimet’

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli lidhur me përpjekjet e një grupi partish opozitare për të krijuar një pol të tretë. Megjithatë ajo që i pengon është kodi zgjedhor i dakordësuar mes PD dhe PS. Shehi shpreson për një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila të vendos hapjen e listave, që do ishte e rëndësishme për qytetarët.

‘Unë uroj që po, por shumë gjëra do varen nga vendimi i Gjykatë Kushtetuese që do jetë nesër. Kemi shpresë të hapen listat, e do jetë e rëndësishme dhe ligji zgjedhor, për partitë e vogla të bëjnë një listë të vetën. Do ishte ndihmë e madhe për ti dhënë shtysë procesit. Jam optimist që do mbërrijmë në një marrëdhënie të re që duhet të bashkëpunojmë të gjithë palët bashkë për alternativë tjetër opozitare. Do ishte e vështirë dhe për qytetarët, një bashkim i gjithë forcave do e thjeshtonte problemin. Kjo është beteja jonë më e rëndësishme.’

Ajo që e ndan me Berishën nuk është thjesht shpallja non-grata, ndërsa thekson se opozita nuk duhet ta mbështesë entuziasmin e saj në mundësinë e heqjes së non-gratës ndaj Berishës për shkak të ardhjes së Trump në pushtet.

Nuk jam ndarë me Berishën për non gratën. Është histori e konsumuar. Të lëmë pastaj moshën, gabimet. Plus të drejtën për të pasur njerëz të rinj, ide të reja. Nuk është çështje gratë non gratë. Uroj t’ja heqë por është hipotezë e largët. Ky lloj entuziasmi, duhet mbështetur tek mbështetja popullore, nuk mund të jetë historira fanta-politike në disa lloj skemash sikur gjithë bota merret me ne.

Opozita të mos e mbështes entuziasmin e vet në këtë punë, pastaj do fillojnë me historira na e bëri ky apo ai. Janë këto probleme do dalin të tjera. Po nuk u hoq. Nuk më duket serioze. Në rastin personal do doja tja heqin. Nuk është fort logjike të mbyllet në këtë mënyrë. Nuk mendoj se kjo është shina ku duhet të eci opozita shqiptare. Qeveria ka korrupsionin në majat më të larta. Përditë arrestohen njerëz, është maja e ajsbergut, imagjino ç’ndodh.’

Nga ana tjetër, ai nuk është dakord që PD dhe aleatët e saj nga njëra anë akuzojnë SPAK si organizatë kriminale, ndërsa kallëzimet i bëjnë po te ky institucion.

‘Këta thonë që SPAK është organizatë terroriste pastaj letrat po në SPAK i dorëzojnë në darkë. Me këtë ndahemi. Por edhe ndahemi për raportet me komunitetin ndërkombëtar. Tjetra është mënyra si duam të bëhemi pjesëmarrës të politikës, me këtë lloj marrëveshje PD PS për të mbyllur listat. Që nuk i jep mundësi shqiptarëve të votojnë përfaqësuesit tanë. Por na bashkon lufta kundër qeverisjes socialiste të Edi Ramës. Por na ndajnë disa gjëra të tjera që nuk mund të kapërcehen. Prandaj na duhen të ndërtojmë një pol tjetër për të afruar rininë, me duar të pastra.’

Advertisement