Connect with us

Politike

“PD ka marrëveshje me PS”, gazetari sherr me Spahiun

Kthimi i opozitës në Kuvend këtë të enjte ka përplasur analizën e Kreshnik Spahiut dhe Bled kokës, në studion e Top Story.

Spahiu u shpreh se kthimi i opozitës në Kuvend dhe ulja e toneve, sipas tij tregon se PD dhe PS kanë një marrëveshje. Kësaj deklarate i është përgjigjur me replikë Bledian Koka i cili tha se ky argument nuk qëndron.

Spahiu: Pyetjes tuaj i përgjigjem duke thënë PD vazhdon të jetë në një lloj marrëveshje me PS për shkak të një bashkimi interesash kundër SPAK.

Spahiu: Të njëjtët janë, dhe Bashën e kishte vënë Berisha.

Koka: Patjetër dhe ty duke hedh valle te çadra të kishte vënë Berisha. Berisha s’kishte nevojë të faktorizohej nga Rama, këtu po flasim për ekzistencë të opozitës. Loja më e fëlliqur që mund të bëhet në kurriz të opozitës është t’i thuash se ka marrëveshje me Ramën. Analiza e trajton si idiot Berishën, kur SPAK e ka fut opozitën në burg dhe nga pozita ka kap cironkat dhe arkat e peshkut. Ka dhe një limit për analizën që bëhet, nuk lëshohen pa fre fare pëllumbat. Ka limit çdo gjë.

 

Advertisement