Politike
PD koalicion me 25 parti, i jep aleatëve tetë vende të sigurta në 11 Maj. Nënshkruan edhe Shpëtim Idrizi

Partia Demokratike do të lërë plot tetë vende të lira në zona të sigurta për partitë aleate. Në limitet kohore, demokratët kanë arritur të bindin edhe Shpëtim Idrizin i cili do të marrë vetëm një vend në listë të sigurtë, megjithëse kërkonte dy mandate deputetësh. Burimet bëjnë të ditur se koalicioni i demokratëve në 11 Maj do të jetë me 26 parti politike.
Burimet thanë se PL-ja do të marrë dy mandate në listën e mbyllur të Tiranës, ku do të jenë emrat e Ilir Metës dhe sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ndërkohë që dy mandatet e tjera do të jenë në Elbasan dhe Fier për Erisa Xhixhon dhe Edmond Haxhinaston.
Ndërkohë burimet kanë qenë të rezervuara sa i takon numrit të vendeve dhe zonat ku do të jenë kandidatët në listën e hapur në 11 maj.
Siç është konfirmuar tashmë, PD-ja do t’i japë një vend të sigurtë Fatmir Mediut në Tiranë, Agron Dukës në Durrës dhe Vangjel Dules me shumë gjasa në Vlorë.

