Connect with us

Kronike

PD njofton policinë e Tiranës për pjesëmarrjen e 11 shkurtit

PD ka njofuar zyrtarisht Policinë e Tiranës për protesten që do te zhbvillojë më 11 shkurt në bulevardin deshmoret e kombit. Në një letër drejtuar kreut të bluve të kryeqytetit Tonin Vocaj, parashikohet për një numër tejet të madh protestuesisht që sipas PD arrin në 80-100 mijë qytetarë. Në njoftimin për protestën bëhet me dije gjithashtu se foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë dhe personat që do të flasin do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Protesta do të nisë në orën 12:00 dhe në kërkesë vihet re se nuk ka një orë për përfundimin e saj. Kjo protest vjen pas akuzave të vazhdueshme nga Partia Demokratike drejtuar kryeministrit Rama për përfshirjen e tij në afëren korruptive të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal. Nga ana tjetër, Rama ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar, pavaresisht kembwnguljes se opozitës për një interpelancë ne parlament. Në mbështetje të kësaj proteste është dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili së bashku Berishën kanë bindje se kjo protestë do të rrëzojë nga karrigia 10-vjeçare e pushtetit kryeministrin Rama.

Advertisement