Connect with us

Politike

“PD nuk ka më shanse që të fitojë zgjedhjet” – Kulluri kritik ndaj demokratëve: Deputetët s’janë votuar për t’u konfliktuar si gango

Edvin Kulluri foli për protestën e thirrur nga opozita më 7 tetor. Kulluri argumentoi se pse ky tubim i Sali Berishës nuk do të ketë pjesëmarrje të lartë dhe do të jetë pa impakt në shoqëri.

“PD është ngritur gjithmonë kur është afruar nga qytetarët jo kur është izoluar. PD nuk ka më shanse që të fitojë zgjedhjet.

Data 7 nuk do të sjellë asgjë, do të jetë e ngjashme si ato që jemi parë shumë herë në 11 vite. Ka prodhuar zhgënjim çdo herë dhe po gënjen demokratët, duke i mbajtur me shpresë.

Skenat në Parlament janë të shëmtuara. Deputetët nuk janë votuar për t’u konfliktuar si gango me kolegët, por për propozime politike, për të kundërshtuar pse po qeveriset keq ky vend”, tha Kulluri në DritareTv.

Advertisement