Connect with us

Politike

PD padit në SPAK Belinda Ballukun/ Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në…

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës Në një deklaratë për median nga kryesia e Kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Balluku firmosi për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro.

Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro.

Në një deklaratë për median Bardhi e quan një rast flagrant ‘sesi qeveria e Edi Ramës vjedh sy për sy shqiptarët”
“Një projekt, në dukje i parëndësishëm për vëmendje publike, por që tregon sesi Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, përdor nevojën jetike të vendit për energji elektrike për të prodhuar një skemë kriminale që gati trefishon kostot e projekteve energjitike, thotë Bardhi.

Bardhi thotë se PD i ka vënë në dispozicion SPAK-ut dokumenta që provojnë se njëra nga kompanitë fituese në projektin shtetëror të impinatit fotovoltaik prej 8 milionë eurosh, kur ka realizuar projekte për privatë, projekte akoma më të ndërlikuara se ai i KESH-it, e ka nxjerrë çmimin 365 mijë euro për Megavat. Ke njëjta kompani, kur ka punuar për KESH-in e Belinda Ballukut dhe Ergys Verdhos e ka nxjerrë çmimin gati tre herë më të lartë, rreth 985 mijë euro për megavat.
Cili është shpjegimi që e njëjta kompani, i njëjti projekt, madje edhe më i vështirë, kur paguhet nga privati, kushton gati 3 herë më pak se projekti shtetëror?
Ka vetëm një shpjegim. Tek privati nuk vidhet. Në shtet, tek Ministria e Belinda Ballukut, me firmën e saj, me klanin e saj, vidhet rëndshëm. Vidhet gati 3- fishi i projektit.

Në dokumentet që ia kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme disa ditë më parë kam vënë në dukje se Belinda Balluku, si Ministre, dhe Ergys Verdho, si drejtor i KESH-it, e kanë lejuar këtë dëm ekonomik me vetëdije dhe me dashje të plotë, pasi ata kanë patur informacion për diferencën e madhe të çmimit, rreth 5 milionë euro. Në të paktën dy herë, ligji ngarkon Ministren të japë miratimin paraprak për ndërtimin e projektit dhe, më pas, t’i propozojë qeverisë miratimin e tij përfundimtar.

Advertisement