Connect with us

Politike

‘PD po shkon drejt greminës’/ Sula: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për gjendjen e PD-së. Në një intervistë që ka dhënë për Report Tv jashtë sallës së Kuvendit, Sula akuzoi ish kryetarin e komanduar, Enklejd Alibeaj se ishte orkestruesi i rikthimit të Lulzim Bashës. Madje dhe shtoi se Sula thotë se qëllimi kryesor i dyshes Alibeaj-Basha është të mbajnë karriget e jo të fitojnë në zgjedhje.

“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë. Kështu është situata e PD fatkeqësisht. E vërteta është kjo, që PD po shkon drejt greminës. Atë që bëri Berisha, po e bën tani Basha, do të mbajë peng PD. Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithëve që janë në këtë marri, që duhet të kuptojnë një gjë. Alibeaj ishte njeriu i cili orekstrimi i këtij plani, ose zbatuesi i këtij plani. Unë gjithnjë i thosha që të dilte më shpesh në media dhe asnjëherë nuk përqafohej ky arsyetim.

Një ditë të bukur pas 14 majit, me shpirt me xhudën e tyre për ta kryer sa më shpejt këtë punë. Paska qenë skenar dhe më vjen shumë keq. Kam besuar që do e kishin aq dhembshuri. Basha i ka dhënë shumë PD-së, edhe t’ja bësh këtë demokratëve tani vetëm për të mbijetuar, se për të fituar s’fiton dot.  Është një opozitë lesh e li, s’ke ca të fitosh. Thjesht duan të rrinë në politikë. Po të ishim për t’u lëpirë, mund të shkonim tek Berisha, apo dhe te Basha… por ne nuk duam këtë. Vetëm kjo është rruga,”-tha Sula.

Megjithatë duket se situatën nuk e sheh shumë mirë, pasi parashikon që të bëhet edhe më keq në vitin 2025.

“Jemi bërë për tëe qarë e për të qeshur. Ata ishin anëtarë të call centerit që kanë futur këta. As për dasmë nuk mblidhen kaq njerëz sa ne. Do më kujtoni në 2025 sesi do shkojë ajo gjendje. Këta duan të marrin partinë me vete në varr,”– tha Sula.

Advertisement