Connect with us

Politike

PD: Qytetarët dhe bizneset janë braktisur

Në një deklaratë për mediat anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë se i ka braktisur qytetarët dhe biznese.

Në këtë kohë krize ekonomike shprehet ai, qeveria Rama nuk ka asnjë paketë mbështetëse, duke shtuar se duhet ndërhyrje e menjëhershme në buxhetin e vitit 2022.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti:

Te dashur qytetarë,

Kush më mirë se ju e ndjen krizën ekonomike që vazhdon të thellohet dita ditës?

Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

Sipas raportit të fundit të OKB, 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore.

Disa muaj më parë, qeveria ndërmori një paketë 3-mujore ndihmë. Fatkeqësisht ishte më e ulëta në rajon dhe asgjë më shumë se një “lemoshë” . Paketa prill-maj-qershor nuk i dha aspak përgjigje nevojës për të luftuar efektet e krizës.

Që nga 1 korriku paketë mbështetëse nuk ka më. Qeveria i ka braktisur të gjithë: qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset.

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:

  • Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.
  • Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.
  • Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual.

Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.

Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.

Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *