Politike
PD-së i duhen kuaj të fortë/ Shpërthen Dash Sula: Ma plasën derën në fytyrë, më quanin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të PD-së, duke treguar se është përballur me përjashtim dhe përçmim nga brenda partisë.
Ai tha se ndonëse i ka dhënë PD-së gjithçka, u trajtua si i padëshiruar. “Unë i ofrova Berishës kontributin tim, fytyrën time, financat e familjes sime për të bërë të mundur një sukses në zgjedhje, por mua ma plasën derën në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’. Këto janë problemet,” u shpreh ai
Sula tha i prerë se nuk është hipokrit për të qëndruar aty ku nuk e duan. “Unë nuk jam hipokrit të shtirem kur nuk më do kush. Unë nuk kam votuar kundër PD-së,” shtoi ai.
“Më 11 maj kam qëndruar vetëm me familjen”, Sula: Më nxorën nga “shtëpia” në PD edhe pse iu premtova 15 mijë vota
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Sula nuk kurseu as Sali Berishën.
Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura. “Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund,” tha ai.
Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula.

