Connect with us

Politike

PD-së i ikën një tjetër deputete nga listat e hapura: Zhgënjim, kandidatët vendosen me pazare nën rrogoz

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori ka njoftuar tërheqjen nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Pasi u la në listën e hapur të PD për qarkun e Fierit, ajo thotë është është e zhgënjyer dhe ka vendosur të tërhiqet pasi ky i duket vendimi më i drejtë.

Dhori gjithashtu kritikon ashpër garën në PD, duke u shprehur se përfaqësimi në Parlament bëhet me “pazare nën rrogoz”.

Postimi i plotë:

Me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM !

Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”….

Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…

Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!

Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!

Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!

Advertisement