Connect with us

Politike

PD tërhiqet për 3 bashki të mëdha, lë në garë kandidatët e Rithemelimit

Kryesia e PD ka vendosur të tërhiqet nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër, duke lënë në garë kandidatët e Rithemelimit; Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë.

Përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD vendosi që të konfirmojë pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të kandidatëve në 15 bashki nga 17 të tilla ku ishin prezantuar më herët kandidatë. Ndërkohë që për bashkitë e Kurbinit dhe Vaut të Dejës Kryesia e Partisë Demokratike ende nuk ka vendimmarrje dhe e ka shtyrë vendimin për sot, pasi për këto dy bashki ka kërkesa të degëve për të mbështetur vetëm kandidatët e Primareve, të mbështetura nga koalicioni Meta-Berisha.

Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin

1.   Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)

2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)

3.    Lezhë – Sandër Marku (i konfirmuar)

4.    Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)

5.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)

6.   Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)

7.    Poliçan – Florian Qamo  (i konfirmuar)

8.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj  (i konfirmuar)

9.    Kamëz – Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)

10.    Krujë – Sabah Sheta (i konfirmuar)

11.    Dibër – Naim Gazidede (i konfirmuar)

12.    Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)

13.    Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)

14.    Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)

15.    Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)

16.    Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)

Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje

1.    Kurbin- Genc Doçi

2.    Vau i Dejës- Klomentina Drini

Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë: Elbasan, Shkodër, Durrës etj.

Advertisement