Kosova
PDK e gatshme të qeverisë Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë. Gjithesi ai u shpreh se
‘Teksa vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale, kordinimi ShBA-BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun, duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që të kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar”
Krasniqi tha gjithashtu se “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin” dhe theksoi se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje.
‘PDK është gati të qeveris vendin” – tha Kreu Krasniqi
Duke folur për formimin e Asociacionit, ai tha se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska. Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.