Connect with us

Politike

Peka: Përplasja Veliaj-SPAK, teatër ku regjisori është Rama

Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka mendon se, arrestimi i Erion Veliajt është një teatër me regjisor Edi Ramën.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Peka u shpreh se, Veliaj akuzohet për pastrim parash, por hetimi nuk na ka treguar se, ku i ka marrë ai këto para për ti pastruar. ‘Arrestimi i Erion Veliajt, akuzat, hetimi ndaj tij, skenari me përgjimet ndaj tij, përplasjet në gjykatë, janë i tëri një skenar i përgatitur dhe i luajtur nga Edi Rama, Erion Veliaj, SPAK dhe gjykata. Gjithçka tjetër është pallavra. Akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, por nuk përmendet askund vepra penale. Kush është vepra penale?

Sepse janë bërë hetime, është bërë kontroll banese, dy vite pasi kanë nisur hetimet janë kujtuar për ti bërë kontroll, janë gjetur transaksione dhe është konkluduar se bashkëshortja e tij ka shpenzuar gati 1 mln euro.

Të gjithë opinionin publik e çoi në një shembull me Imelda Markosin e Filipineve në vitet ’80. E i gjithë debati publik ishte ‘pushkatim’ për gruan e Erion Veliajt, kurrë nuk u arrit tek pika e debatit, ku u morën këto para?

Nëse 800 mijë euro janë përdorur për rrobat e gruas së Erion Veliajt, paratë e tjera ku janë, nga kanë ardhur, ku janë firmat e Edi Ramës, ‘5D’ është me firmat e Erion Veliajt, pse nuk hetohet për të.

Incineratori është me firmën e Veliajt, ka marrë atributet vetë si kryetar bashkie në shkelje të ligjit. Shpërdorim detyre, ka marrë atribute të Këshillit Bashkiak, pse nuk hetohet.

Thuhet që po, ka pastruar para, çfarë parash ka pastruar, ku i ka marrë këtu para, kush janë paratë që ka pastruar, pa kaluar më pas tek lejet e ndërtimit etj., me radhë.

Kjo më ngjan mua si marrëveshje mes Ramës, Erion Veliajt dhe SPAK, e cila konsiston në këto pika.

E para ti do digjesh politikisht se cikli yt ka mbaruar.

E dyta, për shkak se është bërë mullar gjithçka që ke bërë, ti do hetohesh për diçka.

Tjetra, do bëjmë një spektakël sikur ti zihesh dhe je pjesë e një përndjekje ligjore dhe politike nga SPAK dhe gjykata, dhe nxjerrim pastaj ato sharjet në gjykatë.

Ndërkohë që aferat e Erion Veliajt nuk hetohen.

Sa tendera ka dhënë bashkia.

Afera më e madhe e Erion Veliaj është trefishimi i taksave pa vendim të këshillit bashkiak.

Afera më e madhe e Erion Veliaj është premtimi që ka bërë me ato që ka bërë me taksat.

Ti marrësh këto para dhe ti shpërdorosh se këto para kanë shkuar diku.

Është skenar sepse nuk ka asnjë arsye tjetër’, tha ndër të tjera, Avenir Peka në SYRI TV.

Advertisement